Avokatura e Shtetit, jo vetëm mangësi dhe vonesa në zbatimin e vendimeve, por edhe dëm financiar

Avokatura e Shtetit, jo vetëm mangësi dhe vonesa në zbatimin e vendimeve, por edhe dëm financiar

Raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit evidenton një barrë të konsiderueshme financiare për Avokaturën e Shtetit, e krijuar nga mënyra se si janë menaxhuar largimet nga puna dhe proceset gjyqësore me ish-punonjësit. Sipas auditimit, gjatë viteve 2023–2024 nga institucioni janë larguar gjithsej 26 punonjës, shumica dërrmuese me dorëheqje dhe një rast me shkarkim. Vetëm në vitin 2023 janë regjistruar 13 largime, ndërsa po aq edhe në vitin 2024. Paralelisht me këto largime, ndaj Avokaturës janë ngritur një sërë padish për largime të konsideruara të pajustifikuara, nga të cilat pesë vijojnë ende të jenë në proces gjyqësor.Nga shqyrtimi i çështjeve të trajtuara në raport, rezulton se dhjetë procese gjyqësore kanë pasur si objekt largimin nga puna, ndërsa katër prej tyre kanë sjellë detyrime...