Avokati i Thaçit – gjykatësve: Dënimi do të ishte padrejtësi historike, s’mund ta rishkruani historinë e Kosovës

Avokati i Thaçit – gjykatësve: Dënimi do të ishte padrejtësi historike, s’mund ta rishkruani historinë e Kosovës

Luka Mishetiq, avokat i Hashim Thaçit, tha se shpallja fajtor e ish-presidentit të Kosovës do të përbënte “padrejtësi historike”. Ai iu drejtua gjykatësve gjatë fjalës përmbyllëse në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë, duke u thënë se historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet. “Argumentet e ZPS-së nuk përbëjnë interpretimin e arsyeshëm të vetëm të provave, që është standardi që duhet arritur që ju ta rishkruani historinë e Kosovës, në këtë rast për ta gjetur fajtor Hashim Thaçin. Ka dyshime të bazuara të mjaftueshme për ju që ta shpallni atë jofajtor për të gjitha pikat e aktakuzës”, tha ai. Prokuroria po “shpërfshill” gjithçka nga provat, tha Mishetiq. “Kur analizohen dhe shqyrtohen parashtrimet përfundimtare të ZPS-së është sikur të lexohet një...