“Aty dalin porosi vrasje, unë di shumë por nuk flas”/ Berisha: Autopsinë e plotë të AKSHI e ka bërë videoteka e Agasit

“Aty dalin porosi vrasje, unë di shumë por nuk flas”/ Berisha: Autopsinë e plotë të AKSHI e ka bërë videoteka e Agasit

Kreu i PD Sali Berisha, ka deklaruar se të dhënat e dala nga regjistrimet e kryera nga Ergys Agasit në zyrën e tij, dalin të dhëna për krime monstruoze dhe porosi vrasje. Ai u shpreh se ka dijeni për të dhëna, por se nuk mund të flasë për të devijuar diskursin. Sali Berisha: “Ato që ne dimë për AKSHI-n, për Mirlindën e AKSHI-t, Lindën e Surrelit, për baxhon e Ramës, Armand Frangut, ato janë maja e ajsbergut, cfarë dinë të tjerët falë deponimeve tronditëse të Geron Meçes dhe jo vetëm, sepse dalin edhe të tjerë të penduar që kanë bërë autopsinë, por autopsinë më të plotë të AKSHI-t ia ka bërë videoteka dhe fonoteka e Ergys Agasit, është një rezervuar krimesh monstruoze. Aty janë të...