‘Askush nuk është mbi ligjin’, Shoqëria Civile thirrje Kuvendit: Shqyrtoni kërkesën e SPAK për imunitetin e Ballukut

‘Askush nuk është mbi ligjin’, Shoqëria Civile thirrje Kuvendit: Shqyrtoni kërkesën e SPAK për imunitetin e Ballukut

Shoqëria Civile i kërkon Kuvendit zbatimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut Organizata të Shoqërisë Civile i janë drejtuar Këshillit të Mandateve dhe Kuvendit të Shqipërisë me një kërkesë zyrtare për shqyrtimin dhe zbatimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit parlamentar të deputetes Belinda Balluku. Në deklaratën e tyre, organizatat shprehin shqetësimin se procedurat kushtetuese për trajtimin e kërkesave të organeve të drejtësisë rrezikojnë të zvarriten, të relativizohen apo të instrumentalizohen politikisht. Sipas tyre, Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit e përcaktojnë qartë rolin e parlamentit në këto raste si një kompetencë procedurale të kufizuar dhe të rregulluar nga afate, jo si hapësirë për debat politik mbi çështje penale. Shoqëria Civile thekson se imuniteti parlamentar, sipas nenit 73 të...