Asfalti i florinjtë/ Bashkia e Tiranës, 900 mijë euro/km për “lyerjen” e rrugës dytësore të autostradës

Asfalti i florinjtë/ Bashkia e Tiranës, 900 mijë euro/km për “lyerjen” e rrugës dytësore të autostradës

Nga Boldnews.al Aksi dytësor i autostradës Tiranë-Durrës, që kalon nga spitali Hygeia deri te “Megatek”, prej kohësh ka nevojë për ndërhyrje në shtresën asfaltike. Gjendja e saj u përkeqësua akoma më shumë, pasi iu desh të përballonte një fluks të shtuar, i cili u imponua nga punimet në aksin rrugor që lidh kryeqytetin me fqinjin e saj bregdetar. Pjesë të ndryshme të rrugës rreth 7 kilometra të gjatë kanë humbur asfaltin, ndërsa paretet anësore kanë nevojë për ndërhyrje rehabilituese. Megjithatë, në përgjithësi, aksi rrugor nuk ka nevojë për sistemime thelbësore. Gjerësia e saj është optimale për lëvizjen e mjeteve në të dy senset. Aksi kalon në rrugë fushore, në pjesën më të madhe të drejtë dhe vetëm me një kthesë që nuk përbën aspak problem...