Arrestimi i Maduros, Berisha: Rama të japë dorëheqjen, qytetarët po presin me padurim t’i japin ndëshkimin që meriton

Arrestimi i Maduros, Berisha: Rama të japë dorëheqjen, qytetarët po presin me padurim t’i japin ndëshkimin që meriton

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i kërkoi edhe një herë dorëheqjen Kryeministrit Edi Rama. Duke e lidhur Ramën me arrestimin e ekstradimin e Nicolas Maduros nga Venezuela në SHBA, Berisha tha se po përfundon koha e diktatorëve. “Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë. Koha e narko-diktatorëve po perëndon me shpejtësi. Ajo që forcat Delta realizuan në një operacion të përsosur, të paparë ndonjëherë në histori, për mënyrën perfekte të realizimit kundër një narko-diktatori të urryer të popullit të Venezuelës, ka zgjuar popujt në të gjitha vendet e tjera që të ngrenë krye kundër diktatorëve të tyre”, tha Berisha në një konferencë për mediat, përcjell A2. “Kam besim se shqiptarët, të cilët e kanë pritur siç keni parë ju, me interesin më të madh...