Arrestimi i 4 të rinjve shqiptar në Serbi, Berisha: Nëse nuk lirohen menjëherë, do protestojmë te ambasada serbe në Tiranë

Arrestimi i 4 të rinjve shqiptar në Serbi, Berisha: Nëse nuk lirohen menjëherë, do protestojmë te ambasada serbe në Tiranë

Sali Berisha ka deklaruar se opozita do të protestojë para ambasadës serbe në Tiranë, nëse Beogradi nuk liron katër shqiptarët e arrestuar një ditë më parë. Berisha i bëri thirrje autoriteteve serbe që të lirojnë 4 shqiptarët e arrestuar, duke thënë se nuk kanë bërë asnjë shkelje, por vetëm se kanë mbajtur një flamur shqiptar me portretet e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit. “Së pari, dua të dënoj me forcën më të madhe arrestimin e katër të rinjve shqiptarë në Beograd me urdhër të Aleksandër Vuçiç, kreut të organizatës kriminale të Beogradit. Të rinjtë shqiptarë janë arrestuar për fajin e vetëm se njëri prej tyre ka postuar në Facebook apo Instagram një flamur shqiptar me portretet e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit. Dhe sipas organeve...