Arratisja e Altin Ndocit/ Klodiana Lala: Ka pasur bashkëpunëtorë nga jashtë, iku me ‘Audi’ luksoze

Arratisja e Altin Ndocit/ Klodiana Lala: Ka pasur bashkëpunëtorë nga jashtë, iku me ‘Audi’ luksoze

Gazetarja Klodiana Lala u ndal sot te arratisja e bujshme e të paraburgosurit me rrezikshmëri të lartë, Altin Ndoci. Në një studio televizive, Lala tha arratisja e tij nuk është një rast i thjeshtë, por e ndodhur falë bashkëpunëtorëve nga jashtë të Ndocit. Gazetarja shtoi se largimi nga spitali me një automjet luksoz tip “Audi” duhet të hetohet, teksa hodhi dyshime edhe për informatorë nga brenda burgut. “Nuk duhet të ishte aty në Burgun e Durrësit, duhet të hetohet e gjithë procedura pse ndodhej aty dhe përgjegjës janë të gjithë zyrtarët e përfshirë prej vitesh, deri te zyrtarët e lartë. Ka pasur bashkëpunëtorë nga jashtë që e ndihmuan të arratiset me Audi luksoz nga spitali. Por unë mendoj se ka pasur bashkëpunëtorë dhe informatorë edhe...