Antonio Costa pas vizitës në Tiranë: Përshëndes përpjekjet e Shqipërisë dhe Ramës për anëtarësimin e vendit në BE!

Antonio Costa pas vizitës në Tiranë: Përshëndes përpjekjet e Shqipërisë dhe Ramës për anëtarësimin e vendit në BE!

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka reaguar pas vizitës së djeshme në Tiranë, ku u prit nga kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Bajram Begaj. Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Costa ka vlerësuar punën e kryeministrit Edi Rama në përpjekjet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Teksa e cilësoi zgjerimin si domosdoshmëri strategjike për Europën, Costa i bëri thirrje Ramës dhe qeverisë shqiptare që të ruajnë përpjekjet për reforma dhe vrullin për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. “Më vjen mirë që jam kthyer në Tiranë dhe të takoj sot në qytetin tënd plot jetë, Edi Rama. Përshëndes vendosmërinë dhe përpjekjet e Shqipërisë për t’u bërë anëtare e BE-së – falë, në një masë jo të vogël, angazhimit tuaj personal ndaj këtij procesi, i...