Ankimimi i PD, Gjykata Kushtetuese kalon në seancë publike çështjen “McGonigal”
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë në seancë gjyqësore publike çështjen “McGonigal”, pas ankimimit të Partisë Demokratike. Ky vendim është marrë ditën e djeshme, me datë 21 Janar. “Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet jo më pak se një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, duke përcaktuar detyrimin e Kuvendit për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit: (i) ‘Për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptar në raport me ish-agjentin special të FBI-së Charles McGonigal’; (ii) ‘Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025’. 2. Deklarimi i vendimit nr.77/2025 të Kuvendit të Shqipërisë ‘Për...
Burimi:
javanews.al