Andi Bushati: Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
Andi Bushati: Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëvePo të parashutohej në sallën e festës për Belinden dikush që nuk ka parë apo dëgjuar se çka ndodhur 100 ditët e fundit në Shqipëri, ai me siguri do kujtonte se ajo grua që po largohej do ti kishte shpëtuar bashkëatdhetarëve të saj 50 milionë euro tek tuneli i Llogarasë dhe nuk do kishte lejuar zhvillimin e nja nëntë tenderave të manipuluar të unazës.Ceremonia e daljes nga skena të Belinda Ballukut ishte organizuar në harmoni të plotë me qëndrimet që Edi Rama dhe PS-ja kanë mbajtur gjatë gjithë kohës, që prej kur ajo u shpall e pandehur: Së pari me një respekt dhe venerim për zyrtaren që ka vënë në zbatim skemën më përbindshme të manipulimit...
Burimi:
sot.com.al