Ambasadorja franceze: Shqipëria e shtrin hapin drej BE-së! Schieder: 2029-a, vit kyç për anëtarësimin

Ambasadorja franceze: Shqipëria e shtrin hapin drej BE-së! Schieder: 2029-a, vit kyç për anëtarësimin

31 janar 2026 – U zhvillua sot në Vlorë forumi i Dialogut me temën “Edhe disa hapa akoma drejt BE”, ku morën pjesë Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, ambasadorja franceze në vend, Catherine Suard, ministrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali dhe zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë. Ambasadorja Suard theksoi se “askush nuk mund të dyshojë se Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj, që nga reforma në drejtësi, digjitalizimi i shërbimeve, mbrojtja e qytetarëve dhe harmonizimi me politikat e jashtme”.   Sipas saj, këto arritje japin besim në arenën ndërkombëtare. “Për këtë besim, Presidenti Emmanuel Macron erdhi dy herë radhazi në Shqipëri, vizita që i dhanë një ritëm të pandërprerë marrëdhënieve tona. Shqipëria e shtrin hapin, jo vetëm ecën drejt Europës”, shtoi Suard. Ajo nënvizoi gjithashtu...