Ambasadori i OSBE-së: Protestat janë pjesë e demokracisë, dialogu politik…
Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka komentuar nga Korça situatën politike në vend, duke u shprehur se protestat qytetare janë një element i natyrshëm i një shoqërie demokratike. Sipas Tarran, fakti që qytetarët dalin në protestë është një mënyrë legjitime për të shprehur qëndrimet e tyre, ndërsa vlerësoi se pjesa më e madhe e tubimeve të fundit në Shqipëri janë zhvilluar në mënyrë paqësore. “Protestat janë një aspekt normal i jetës demokratike dhe gëzohem që Shqipëria është bërë një vend ku protesta të tilla organizohen në mënyrë shumë qytetare dhe paqësore. Ka pasur disa incidente, por në përgjithësi, pas më shumë se një muaji, nuk ka pasur incidente të rënda”, u shpreh ambasadori. Tarran u ndal edhe te klima politike në...
Burimi:
syri.net