Ambasadori i OSBE: 70% e rrjeteve kriminale në Shqipëri rekrutojnë të miturit përmes rrjeteve sociale
Ambasadori i OSBE në Shqipëri, Michel Tarran, deklaroi se rreth 70% e rrjeteve kriminale në vend përdorin të miturit për aktivitetet e tyre të paligjshme. I ftuar në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”, në kuadër të fushatës “S’ka Shkurt”, një nismë e ndërmarrë në bashkëpunim me Ministria e Drejtësisë, Tarran theksoi se fenomeni i përfshirjes së të rinjve në kriminalitet nuk është problem vetëm i Shqipërisë, por një shqetësim global. Ai nënvizoi se rrjetet sociale po përdoren gjithnjë e më shumë si kanal rekrutimi nga grupet kriminale, në një kohë kur të rinjtë kalojnë orë të gjata online, shpesh larg leximit apo aktiviteteve edukative. Për këtë arsye, sipas tij, ndërhyrja dhe ndërgjegjësimi duhet të fokusohen pikërisht në këto platforma, për të krijuar një kontakt të drejtpërdrejtë me...
Burimi:
javanews.al