Alesia Balliu ‘skanon’ protestën e PD: Ka zero besueshmëri te qytetarët! E thirri Berisha për mbijetesë politike
Juristja Alesia Balliu është shprehur se protesta e PD-së kishte më pak pjesëmarrje se protesta e 24 janarit, por më shumë dhunë. Komentet Balliu i bëri në Report TV, ku tha se këto protesta organizohen nga Berisha për mbijetesën politike të lidershipit të PD-së. “Kjo ishte pak më e dhunshme se protesta e kaluar, por kishte më pak njerëz. E gjithë kjo protestë bëhet për mbijetesë politike të lidershipit të saj. Militantët e PD-së janë aty. Por a mobilizon qytetarët kjo protestë? Jo. Duke mos ditur se ku do shkojë, protestat Berisha i ka kthyer në disa protesta rutinë. Nëse ndryshimi është real, çdo gjë ndodh spontanisht dhe jo me skenar”, tha mes të tjerash ajo. Balliu shtoi gjithashtu se besueshmëria e kësaj proteste është...
Burimi:
ntv.al