Albin Kurti ia del sërish…

Albin Kurti ia del sërish…

Vetëvendosje doli fituese e zgjedhjeve të djeshme në Kosovë me afro 50 përqind të votave, duke i dhënë një shans Albin Kurtit që të ketë një qeveri të tijën, gjqë që nuk u bë e mundur për muaj me rradhë, gjë që çoi në krizë të thellë politike e kësisoj në votime të tjera të jashtëzakonshme. Duke festuar në shesh, Albin Kurti, iu drejtua simpatizantëve me tone falënderuese: “Me LVV-në, me partinë Guxo, me partinë Alternativa dhe me PShDK, e keni një koalicion, një subjekt politik në të cilin mund të llogarisni gjithherë. Dhe, mbi të gjitha, ju faleminderit që sonte, dhe jo vetëm sonte, po na e bëni dimrin verë e politikën pranverë. Të gjitha premtimet tona do t’i përmbushim. Na qëndroni pranë që...