Alarmohet BE nga korrupsioni i qeverisë “Rama” dhe çështja “Balluku”, projektuesi i qeverisë teknike “Rama-Basha”…

Alarmohet BE nga korrupsioni i qeverisë “Rama” dhe çështja “Balluku”, projektuesi i qeverisë teknike “Rama-Basha”…

Kryeministri shqiptar Edi Rama ndodhet në një nga periudhat më të errëta të qeverisjes së tij. Pavarësisht se ka siguruar një mandat të katërt me 83 deputetë dhe drejton një mazhorancë që vepron sipas urdhrave të tij, de facto prej rreth 10 muajsh vendi ndodhet në një ngërç të thellë qeverisës. Skandalet e fundit kanë tronditur rëndë atë që cilësohet si perandoria e tij korruptive, ku dyshohet për grabitje miliardash euro nga paratë publike. Në qendër të këtyre aferave përmenden emra të rëndësishëm si Balluku, Karçanaj dhe Agasi, të cilët konsiderohen si ekzekutues të skemave korruptive. Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka intensifikuar hetimet ndaj aferave të rënda korruptive, ku në shënjestër janë ministra dhe drejtues të lartë institucionesh. Ndërkohë, kryeministri Rama vijon të marrë në...