Akuza e SPAK për “korrupsion politik”, Berisha: Po hetohem pse Argita ka përfituar një apartament 77 m2 nga privatizimi, si 1 milionë shqiptarë të tjerë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur sot se SPAK e ka akuzuar edhe për korrupsion politik kur i ka dhënë të bijës, Argitës, 1/3 e një apartamenti të privatizuar, meqenëse ajo ka qenë në atë kohë mbi 18 vjecc. Duke folur në një prononcim për mediat pas paraqitjes në SPAK për të zbatuar masën “detyrim paraqitje”, Berisha tha se vajza e ka marrë pjesën e apartamentit sipas ligjit të privatizimeve. “Sa për t’ju informuar se në akuzat kundër Sali Berishës rezulton edhe fakti se pasi në vitin 1992, shtetasi Sali Berisha është zgjedhur president i republikës së Shqipërisë duke qëndruar në pushtet gjer në vitin 1997, shtetasit Malltezi, që në atë kohë nuk kanë asnjë lidhje me dosjen Partizani, konstatohet se kanë...
Burimi:
top-channel.tv