Akuza e fortë e Salianjit ndaj lidershipit të PD: Përjashtuan drejtuesit e degës se ishin mbështetësit e mi
Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan këtë të hënë, 23 mars, ngriti akuza të forta ndaj lidershipit të Partisë Demokratike, duke thënë se kanë përjashtuar drejtuesit e degës së Durrësit, vetëm disa ditë pas zgjedhjeve të brendshme. Kjo sepse sipas Salianjit, ishin mbështetës të tij. “E dini ju që i kanë përjashtuar këta nëpër degë apo jo?! I kanë përjashtuar mo, anëtarët e Partisë Demokratike. Sot isha unë në Durrës. Kanë përjashtuar kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës, ndërkohë që para tre ditësh kanë votuar. Pse?! Ec e merre vesh ti se pse! Para tre ditësh kanë votuar për kryetarin që kanë dashur këta, sot i kanë përjashtuar se i shohin që janë mbështetësit e mi. Pra kanë...
Burimi:
javanews.al