Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Aksident i rëndë në Lezhë, çifti i bashkëshortëve të afërm të kryebashkiakut Pjerin Ndreu
Kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu, ka reaguar pas aksidentit tragjik të ndodhur sot në Lezhë ku humbën jetën polici Petrit Florini dhe bashkëshortes së tij, Elona Florini. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ndreu shpreh ngushëllime duke e cilësuar ngjarjen si një goditje të rëndë për të gjithë familjen. ‘Petrit Florini, djali i tezes time me bashkeshortën Elona Florini, sot humbën jetën tragjikisht në një aksident në Lezhë! Një ngjarje tronditëse për të gjithe ne! U preheshi në paqe Petrit dhe Elona’, shkruan ai.