AKSHI nën hetim nga SPAK për tenderat, Rama: Ai është institucion krenarie, Karçanaj është ende me shtëpi me qira

AKSHI nën hetim nga SPAK për tenderat, Rama: Ai është institucion krenarie, Karçanaj është ende me shtëpi me qira

Rama ka folur edhe për hetimet për drejtoreshën e AKSHI, Merlinda Karçanaj. “Dorëheqje për AKSHI? AKSHI është një institucion krenarie për ne që të jemi shumë të qartë bashkë. Krenarie! Jo për të ulur kokën por për të qenë krenar, dhe është institucion për të qenë krenar sepse kemi qenë këtu ne kur të shkohej të mbahej radha për çdo letër dhe ata që kishit jashtë duhej të vinin këtu se s’kishin shans të merrnin një copë letër jashtë. 620 mln lekë ka kursyer AKSHI për shqiptarët”, tha Rama. “Nëse BERZH e konsideron me progres të fortë Shqipërinë në administratë dhe shërbime publike, një rol të madh këtu ka AKSHI. Rrini, prisni se shumë shpejt, në shkurt do dalim me E-Albania 2.0 falë AKSHI-t dhe...