Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“AKSHI konfirmoi pengmarrjen e shtetit nga mafia”/ Blushi reagon ashpër: Shqiptarët në këmbë deri në largimin e Ramës
Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, në një konferencë për shtyp, u shpreh se afera e AKSHI-t hoqi çdo maskë dhe konfirmoi të vërtetën tronditëse të marrjes peng dhe rrëmbimit të shtetit nga mafia. Sipas Blushit, nuk bëhet më fjalë për korrupsion sporadik, por për një sistem të kriminalizuar, ku mafia dikton vendimet, grabit pasuritë publike dhe përdor institucionet e shtetit si vegla në shërbim të saj. “Ky rrjet kriminal ka vënë dorë mbi Thesarin e Shtetit, ka depërtuar në sistemet më të ndjeshme si TIMS-i dhe ka cenuar drejtpërdrejt sigurinë kombëtare.Shteti nuk qeveriset më nga ligji, por nga krimi i organizuar, i cili vepron i paprekshëm, i mbrojtur dhe i integruar në vetë strukturat e pushtetit”. Blushi tha se çdo akt terrori, dhune...