“AKSHI do bëjë maksimumin për të ofruar shërbime më të qëndrueshme”, drejtori i ri Tafa: Ta çojmë larg vizionin e Ramës
Igli Tafa do të jetë kreu i ri i AKSHI-t pas dorëheqjes së Mirlinda Karçanaj, e cila sot ndodhet në arrest shtëpie. Ai u prezantua ditën e sotme nga kreu i qeverisë Edi Rama. Në fjalën e tij, drejtori Tafa theksoi rëndësinë e ekipit të AKSHI-t dhe rolit të tyre në transformimin digjital të shërbimeve publike. Ai nënvizoi se përkushtimi dhe përvoja e tij do të jenë mbështetje për stafin, duke shtuar se qytetarët mund të presin shërbime më efikase dhe të qëndrueshme. Tafa: Dua t’i them stafit të AKSHI-t se ju jeni forca reale dhe fuqia që keni bërë këtë transformim. Unë do jem ai i cili do u jap vetëm energjinë time, përkushtimin tim dhe eksperiencën, por ju keni gjthë kapacitetet për ta...
Burimi:
vizionplus.tv