“AKSHI cenoi sigurinë kombëtare”, Tabaku: Të dhënat e shqiptarëve përfunduan në duart e grupeve kriminale

“AKSHI cenoi sigurinë kombëtare”, Tabaku: Të dhënat e shqiptarëve përfunduan në duart e grupeve kriminale

Partia Demokratike lëshon alarmin se siguria kombëtare është cenuar për mënyrën si janë marrë tenderat dhe kush i ka marrë këto tendera në Agjensinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Jorida Tabaku shpjegon se  dosja e SPAK-ut për këtë çështje tregon se të dhënat e shqiptarëve kanë përfunduar në duart e grupeve kriminale dhe jo vetëm kaq, por drafte ligjore në fakt janë propozuar nga persona të cilët sot po hetohen me akuzën grup i strukturuar kriminal. “Nga dosja e SPAK-ut u vu re që projekti i passaportave të arta në fund të ditës është një projekt, i cili nuk dilte nga zyrat e qeverisë, por dilte nga zyrat e Ergys Agasit, dilte nga zyrat e EA Solution apo EA Tobacco. Që do të thotë, që...