Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
“AKSHI, agjenci e varur direkt nga kryeministri ”, Berisha: Me emrat e Ermal Beqirit dhe Gerond Meçes, u legalizua proces ultra-mafioz me ofertat fake në tendera
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar sot mënyrën si ka funksionuar Agjencia Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), duke vënë theksin pikërisht te fakti se ajo është një institucion që varet drejtpërdrejt nga Kryeministri Edi Rama. Sipas Berishës, problematika kryesore nuk lidhet me individë të veçantë, por me mënyrën se si është ndërtuar dhe përdorur kjo strukturë, veçanërisht në procedurat e prokurimit publik dhe përqendrimin e përfitimeve financiare. Ai deklaroi se varësia politike e AKSHI-t ka krijuar kushte për deformim të konkurrencës dhe mungesë transparence, duke e zhvendosur përgjegjësinë në nivel qeveritar dhe institucional. Deklarata e Berishës Mos harroni një gjë. Duhet të mbani parasysh, AKSHI është agjenci që varet direkt nga kryeministri. Nga Edi Rama. Së dyti, duhet t’u rrëfej këtu se...