“Ai ka zgjedhur rrugën e tij”, Tabaku për Salianjin: Unë preferoj që diskutimet t’i kemi në forume, jo në studio..

“Ai ka zgjedhur rrugën e tij”, Tabaku për Salianjin: Unë preferoj që diskutimet t’i kemi në forume, jo në studio..

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar aksionin e Ervin Salianjit, i cili ka zhvillar disa takime me demokratë anembanë Shqipërisë. Në një studio televizive, Tabaku u shpreh se më shumë sesa një përplasje, aksioni i Salianjit i duket më shumë një përplasje idesh me kupolën e PD-së. Megjithatë Tabaku tha se nuk ishte dakord me mënyrën sesi Salianji kishte zgjedhur që ta zhvillonte aksionin e tij politik, pasi sipas saj, do të ishte mirë që diskutimet të bëheshin brenda forumeve të PD-së. Ajo gjithashtu doli kundër disa funksionarëve të PD-së që kanë kërkuar përjashtimin e Salianjit nga partia, teksa tha se tani është koha për bashkim dhe jo për përçarje. “S’më duket më shumë një përplasje, sesa një përplasje idesh. Ai ka zgjedhur...