Agron Shehaj, ose xhuxhmaxhuxhi politik që shpërndan urrejtje përditë

Agron Shehaj, ose xhuxhmaxhuxhi politik që shpërndan urrejtje përditë

Agron Shehaj është një xhuxhmaxhuxh politik që përpiqet të rritet duke shpërndarë urrejtje për këdo në Shqipëri. Kërkon të imitojë babain e tij shpirtëror, të fundit komunisto-stalinist të Ballkanit, Sali Berishën, të cilit i imiton stilin e shpifjeve dhe të gjuhës së dhunës për këdo dhe sistematikisht. Agron Shehaj është një xhuxhmaxhuxh politik jo vetëm se mezi arriti të marrë 3,05% në zgjedhjet e fundit dhe të fusë 2 deputetë në Kuvend (mes të cilëve vetveten), por nxin çdo shqiptar apo copëz të Shqipërisë ku ai mendon se mund të përfitojë ndonjë klikim për të rritur sadopak staturën e tij prej xhuxhi politik. E pamë së fundmi të vërsulet ndaj Robert Ndrenikës, ndaj Erjon Veliajt, i cili i është dorëzuar drejtësisë. Kush mund t’i vërsulet...