Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra!
“Nuk më kanë votuar të ulem me partitë e vjetra”, kështu ka deklaruar mbrëmjen e sotme kreu i partisë Mundësia Agron Shehaj, ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Tema e diskutimit të kësaj mbrëmjeje ishte “A do të bashkohet opozita?” dhe i pyetur nga gazetari Blendi Fevziu lidhur me qëndrimin e tij ndaj bashkëpunimit me partitë e tjera opozitare, Shehaj tha se kjo nuk mjafton për ta rrëzuar nga qeveria kryeministrin Edi Rama. Sipas Shehajt, ideja se bashkimi i opozitës është një “çelës magjik” për zgjidhjen e problemeve të Shqipërisë është e gabuar. Madje ai kujtoi se bashkëpunime të tilla janë provuar edhe më parë, pa sjellë ndryshim real për qytetarët. Kreu i partisë Mundësia tha se problemi kryesor është mungesa e një alternative të besueshme...
Burimi:
javanews.al