“Agasi regjistronte çdo takim me ministra e zyrtarë”/Shehaj: Kishte mundësi të manipulonte çdo tender, bankomat i Ramës

“Agasi regjistronte çdo takim me ministra e zyrtarë”/Shehaj: Kishte mundësi të manipulonte çdo tender, bankomat i Ramës

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar me një video-mesazh në rrjetet sociale pas daljes së përgjimeve të reja nga dosja e SPAK-ut, ku në qendër të hetimit del emri i Ergys Agasit që regjistronte takimet që bënte në vilën e tij. Shehaj deklaron se përgjimet e SPAK tregojnë se Agasi regjistronte sistematikisht takime me ministra, deputetë, zyrtarë të lartë, biznesmenë dhe eksponentë të krimit të organizuar, duke e përshkruar atë si nyjën kryesore për manipulimin e tenderave. Shehaj thekson se Agasi është “bankomatii” i kryeministrit Edi Rama. Shehaj deklaron se Ramës tani i ka mbetur vetëm një mundësi, të arratiset nga Shqipëria. “‘Kjo kushton 2 milionë, do të bëjmë 4 milionë. Kjo tjetra kushton 30, do ta bëjmë 60.’ Këto dalin nga dosja...