Adriatik Lapaj, sot protestë përpara Kryeministrisë, policia merr masa: Ja rrugët që do të bllokohen
Për shkak të protestës së lajmëruar nga Adriatik Lapaj që pritet të zhvillohet sot në orën 12:00 përpara kryeministrisë, policia e Tiranës ka hartuar një plan masash lidhur me mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor. Nga ora 11:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë kufizim të qarkullimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në segmentin nga Ura e Dajtit deri te kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali”. Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. “Tiranë Në bazë dhe në zbatim të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e rendit publik dhe mbarëvajtjen e tubimit që do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 12:00. Në këtë kuadër, do të ketë kufizime...
Burimi:
javanews.al