Adriatik Lapaj përfundon në spital, mori dëmtime gjatë ndërhyrjes së policisë për heqjen e çadrës

Adriatik Lapaj përfundon në spital, mori dëmtime gjatë ndërhyrjes së policisë për heqjen e çadrës

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj u lëndua mbrëmjen e djeshme, kur policia ndërhyri për të hequr çadrën e tij të ngritur para kryeministrisë. Gjatë përplasjes me efektivët, Lapajt i ra në kokë bombola e gazit dhe më pas u dërgua në Spitalin e Traumës. Sipas mjekëve, ai është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Ndërkohë, policia ka arrestuar katër mbështetës të “Shqipëria Bëhet” për protestën para kryeministrisë. Edison Haklaj, Alfred Matoshi, Eligert Hima dhe Ergys Llanaj akuzohen se kanë hedhur sende të forta në drejtim të policëve dhe për pasojë, dy efektivë janë lënduar. Për Adriatik Lapajn dhe tetë të tjerë, kanë nisur procedimi. “Medalja e tretë në 1 muaj nga regjimi edi RAMËs! Më kanë kallëzuar penalisht sërish. Edhe unë do i kallëzoj kësaj...