‘Administrata 35 vite pa reforma’, eksperti: Patronazhim politik dhe mungesë meritokracie
Administrata publike në Shqipëri ka nevojë urgjente për një “shkundje të thellë”, pasi arkitektura aktuale 35-vjeçare e shtetit është kthyer në një pengesë për zhvillimin dhe integrimin evropian të vendit. I ftuar ditën e sotme në 'Kafe Shqeto', Agron Haxhimali, ekspert i qeverisjes vendore tha se së fundmi vihet në dukje se fryrja e administratës me militantë partiakë dhe mungesa e meritokracisë kanë krijuar një sistem jofunksional që dëmton shërbimet ndaj qytetarëve dhe produktivitetin e vendit. Sipas Haxhimalit, problemi nuk qëndron vetëm te numri i lartë i të punësuarve, por te vetë struktura kaotike e institucioneve. Kjo “arkitekturë e shtetit”, sipas ekspertit funksionon si një piramidë e madhe dhe ineficiente, e cila duhet sheshuar përmes reformave rrënjësore. Ilustrime konkrete të këtij kaosi janë vartësitë e pakuptimta...
Burimi:
syri.net