Aderimi në Bordin e Paqes, sot mblidhet Kuvendi për të vendosur
Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot seancën e radhës plenare. Në rendin e ditës është parashikuar që të kalojë projektligji për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes. Kujtojmë se Këshilli i Ministrave e miratoi të mërkurën projektligjin për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes pas ftesës së presidentit amerikan, Donald Trump. Partia Demokratike ka deklaruar se nuk kanë marrë njoftim për mbledhje të seancës plenare gjatë kësaj jave dhe se është thyer rregullorja. Megjithatë pavarësisht kësaj, ata deklaruan se do të marrin pjesë pasi mbështesin presidentin Donald Trump. “Pavarësisht shkeljes së të gjitha rregullave procedurale kushtetuese dhe të Rregullores së Kuvendin, si një provokim të ulët ndaj opozitës dhe qytetarëve shqiptar, nga njeriu që ngërçin e tij me SHBA dëshiron t’ia imponojë...
Burimi:
javanews.al