“Abuzime skandaloze”/ Braçe i revoltuar me çmimet e perimeve: Patëllxhani pa cilësi 320 lekë, speci 340, s’të japin as faturë
Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar i revoltuar lidhur me rritjen e çmimeve të perimeve. Në një vëzhgim që ka kryer në zonën numër pesë në Tiranë, Braçe rendit në “Facebook” çmimet e perimeve, të cilat i quan abuzime skandaloze. Po ashtu, Braçe shton se këto jepen pa faturë, ndërsa shitësit zaptojnë edhe trotuaret ku duhet të kalojnë të moshuarit. “Sa për ushqimin, për perimet e frutat; tek trotuari nga shkolla vasil shanto e poshtë, ka disa pika të shitjes së perimeve e frutave. I pashë tani, çmimet janë çmendur dhe këte këto pikat mbahen si më të lirat tek 5-sa. Domatet fillojnë me 300 lekë dhe arrijnë deri në 340 lekë për kilogram. Domatet e vogla, të huaja doemos, janë 640 lekë për kilogram;...
Burimi:
top-channel.tv