A duhet hetuar drejtësia për pengim të drejtësisë dhe zbulimit të së vërtetës?

A duhet hetuar drejtësia për pengim të drejtësisë dhe zbulimit të së vërtetës?

Nga Basir Çollaku/ Nuk kam qenë dhe nuk jam optimist për rezultatet e reformës në drejtësi. Për arsyen e thjeshtë se sado cilësor të jetë mielli i ministrit, nuk mund të nxjerrë dot bukë gruri… Ndër funksionet e drejtësisë, përpos ndëshkimit ligjor, është dhe ndërprerja e aktivitetit kriminal dhe e pasojave që rrjedhin prej tij. Ka një katalog të gjatë të rasteve kur drejtësia e re ka dështuar me sukses të bëjë punën e saj siç duhet. Ja disa prej tyre: -Dosja e laboratorit të Xibrakës. Nuk u arrit të identifikohej kurrë personi i gjatë me syze dhe flokë të prera shkurt. Ndërkohë që folës anonimë në protestë identifikohen nga autoritetet me shpejtësinë e dritës, u rreshtohen ndryshimet e gjeneraliteteve dhe e kaluara penale jashtë...