A do të jetë Lea Ypi surpriza politike? Ja si përgjigjet shkrimtarja
Lea Ypi mohoi në nje studio televizive deklaratat se ajo do të jetë kryeministrja e re e qeverisë teknike. Ajo tha se njerëzit shpesh lexojnë politikën si një show, me emra që hyjnë dhe dalin, duke harruar se politika është një proces i forcave demokratike. Pjesë nga biseda: Borakaj: Emri juaj është përmendur shumë si kryeministre e një qeverie teknike që nuk ekziston akoma, por nëse do të ketë një qeveri teknike, ju a do të ishit kryeministre? Ypi: Dhe unë jam munduar të kuptoj çfarë e sjell këtë nevojë për të përmendur emra, çfarë i bën gazetarët të më thonë “e keni parë deklaratën e filanit që ka përmendur emrin tuaj?” Në fakt nuk është e vërtetë. Lajmi bëhet duke nisur nga një e...
Burimi:
sot.com.al