Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“74 milionë euro për ‘Tigrat’ që nuk prodhojnë”, Elezi shpërthen: Qytetarët paguajnë dështimin e Ballukut
Në dy vite u paguan 74 milionë euro pa prodhuar asgjë me “Tigrat” e energjisë dhe e gjithë kjo situatë ka një shkaktare pasi është vjedhje e pastër. Dhe shkaku është zv/kryeministrja Belinda Balluku, për të cilën prokuroria duhet të hetojë, pasi është abuzim financiar.Kështu u shpreh sot eksperti i energjisë, Eduart Elezi. Ai analizoi situatën energjetike në Shqipëri dhe kolapsin ku ka rënë institucioni përgjegjës, në këtë rast Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës, si përgjegjëse. Ai ka komentuar edhe situatën e termocentraleve lundruese, me “Tigri 1” dhe “Tigri 3”, duke akuzuar ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për keqmenaxhim dhe shpenzime të tepruara që rëndojnë mbi qytetarët. “Kostoja e qirasë dhe mirëmbajtjes për dy vite e këtyre dy centralëve është 74 milion euro....