7 Marsi/ “Integrimi nuk do të thotë asimilim”, mesazhi i Presidentit Begaj për mësuesit e diasporës
Sot, 7 mars, në ditën e shënuar të Ditës së Mësuesit, Presidenti Bajram Begaj, bëri bashkë në një pritje mësues shqiptarë nga të gjitha trevat dhe nga diaspora, në një ceremoni kushtuar kontributit të tyre kombëtar për ruajtjen, përcjelljen dhe trashëgiminë e gjuhës shqipe. Të ftuar në këtë aktivitet ishin mësues në pension nga e gjithë Shqipëria, mësues nga shkollat shqipe në Kosovë, Mal të Zi dhe rajon, si dhe mësues të shkollave shqipe të diasporës, të ardhur nga shtete të ndryshme të botës. Gjatë fjalës përshëndetëse, Presidenti Begaj, duke nderuar aktin e guximshëm të atdhetarëve të Mësonjëtores së parë shqipe, shprehu mirënjohje ndaj të gjithë mësuesve shqiptarë për misionin e tyre kombëtar. “7-Marsi nuk është vetëm festë kalendarike. Është një moment reflektimi kombëtar. Sa...
Burimi:
javanews.al