5.4 milionë euro për Ambasadë në Londër, Shqipëria nis procedurat për blerjen e pronës
Shqipëria vë në dispozicion mbi 5.4 milionë euro (520 milionë lekë) për të blerë një pronë në Londër që do të shërbejë si seli e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, së bashku me Ambasadën në Londër, do të kryejnë procedurat përzgjedhëse për të identifikuar ndërtesën dhe truallin më të përshtatshëm për aktivitetin diplomatik dhe konsullor. Pasuritë e propozuara duhet të jenë të sigurta, të lira nga çdo ngarkesë ligjore dhe të ofrojnë hapësirën e nevojshme për funksionimin e Ambasadës. Vlerësimi i ofertave do të bëhet nga një Komision i Posaçëm, në përbërje të të cilit janë përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të...
Burimi:
javanews.al