‘21 Janari’, Rama: Katër të vrarë nuk prehen dot në paqe, drejtësia i ngjan një breshke që lutet për harresë

‘21 Janari’, Rama: Katër të vrarë nuk prehen dot në paqe, drejtësia i ngjan një breshke që lutet për harresë

Edi Rama TIRANË-Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka kujtuar protestën e dhunshme të 21 janarit 2011, gjatë së cilës u vranë 4 protestues dhe u plagosën disa të tjerë. Kreu i qeverisë shqiptare, shkruan se katër të vrarët nuk prehen dot në paqe dhe shkruan se drejtësia ngjan me një breshkë që lutet për harresë. Edi Rama: Mirëmëngjes dhe sot, në 15-vjetorin e një krimi shtetëror të pashembullt në historinë e demokracisë së re shqiptare, kur katër të vrarë ende nuk prehen dot në paqe dhe drejtësia i ngjan një breshke që lutet për harresë, me bindjen që sado të vonojë drejtësia për 21 janarin nuk do të harrojë, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë. Çfarë ndodhi më 21 janar? Një protestë e thirrur nga Partia Socialiste,...