21 Janari, Rama: Drejtësia i ngjan një breshke, por sado të vonojë nuk do të harrojë

21 Janari, Rama: Drejtësia i ngjan një breshke, por sado të vonojë nuk do të harrojë

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar 21 janarin përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai shprehet se 15 vite më parë ndodhi një krim shtetëror i pashembullt dhe “katër të vrarë ende nuk prehen në paqe”. Ai thekson se “drejtësia i ngjan një breshke që lutet për harresë”, por shpreh bindjen se drejtësia nuk do të harrojë. “Mirëmëngjes dhe sot, në 15-vjetorin e një krimi shtetëror të pashembullt në historinë e demokracisë së re shqiptare, kur katër të vrarë ende nuk prehen dot në paqe dhe drejtësia i ngjan një breshke që lutet për harresë, me bindjen që sado të vonojë drejtësia për 21 janarin nuk do të harrojë, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama. Më 21 Janar të vitit 2011 gjatë...