21 Janari, Ibraj: Prokuroria e Posaçme ka për ta zbardhur si çështje! Çeno: Ti je më socialist se socialistët

21 Janari, Ibraj: Prokuroria e Posaçme ka për ta zbardhur si çështje! Çeno: Ti je më socialist se socialistët

Avokati Kujtim Ibraj tha se dështimi i zbardhjes së 21 Janarit nuk i përket një force politike, por organeve të drejtësisë. Ai tha në studion e Quo Vadis në Vizion Plus se ne kemi pasur një sistem të kalbur, por shtoi se ka besim se Prokuroria e Posaçme ka ende mundësi ta zbardhë këtë çështje. Ai theksoi gjithashtu se ngjarjet e 21 Janarit nuk mund të cilësohen si protestë e dhunshme. Ky qëndrim u kundërshtua në studio nga sekretari i marrëdhënieve me jashtë, Enri Çeno. Çeno ironizoi qëndrimet e Ibrajt, duke e akuzuar se po mbron linja politike të mazhorancës. Pjesë nga biseda: Borakaj: A ka ende shpresë? Ibraj: Kanë dështuar organet e drejtësisë për këtë çështje. Nuk dështon një forcë politike në zbardhjen e...