21 Janari, Erion Veliaj: Gjaku i të pafajshmëve thërret më fort se kurrë për drejtësi
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj përmes një statusi të publikuar në rrjetet sociale ka kujtuar 21 janarin ku 4 qytetarë humbën jetën. Ngjarjen e 15 viteve më parë ai e cilëson si “një nga ditët më të errëta” për Tiranën dhe për gjithë Shqipërinë. “21 Janar. Sot përulem me respekt para kujtimit të 4 qytetarëve që humbën jetën m’u në zemër të Tiranës – 15 vjet më parë – në një nga ditët më të errëta, që përgjaku kryeqytetin tonë, shtëpinë e të gjithë shqiptarëve. Plaga e dhimbjes së familjeve mbetet ende e hapur. Gjaku i të pafajshmëve thërret më fort se kurrë për drejtësi. Nuk ju harroj!”, shkruan Veliaj.
Burimi:
javanews.al