200 mln lekë dieta, karburante, udhëtime dhe qira! Sa i kushtuan Kuvendit deputetët për vitin 2025
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Kuvendi i Shqipërisë ka bërë publike analizën e zbatimit të buxhetit të institucionit për vitin 2025, ku shpenzimet për deputetët arrijnë në 200 milionë lekë. Shpenzimet që zënë peshën specifike më të madhe janë: përfitimet financiare të anëtarëve të parlamentit, që jane sanksionuar në Statusin e Deputetit dhe Vendimin e Kuvendit 114/2014 "Për trajtimin e deputetëve" (rimbursime për shpenzime telefonie, karburanti, dieta brenda vendi, honorare për pjesëmarrje në mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe mbulimin e qirasë së banimit). Realizimi faktik i tyre është 200 milion lekë, thuhet në raportin e publikuar nga vetë Parlamenti. -Shpenzimet për udhëtime jashtë shteti (bileta, dieta dhe akomodim), realizuar 60 milion lekë për vitin 2025, janë një nëngrup tjetër i konsiderueshëm. Gjatë vitit 2025 janë lëshuar 116 urdhra udhëtimi...
Burimi:
zeri.ai