2 javë e mbyllur dhe 260 mln euro të shkuara dëm/ Rruga Qukës–Qafë Plloçë e Ballukut sërish nën baltë
Pas dy javë e mbyllur, është hapur këtë të diel rruga Qukës-Qafë Plloçë, e cilësuar si rruga e “artë” e ministres Belinda Balluku, pasi ka kushtuar 260 mln euro. Megjithatë, sic shihet nga pamjet me dron që ka sjellë gazetarja e News24 për BalkanWeb, Lorena Kodra, rruga sërish është e mbuluar nga balta dhe inertet edhe pas rihapjes. Sot ka filluar qarkullimi vetëm për mjetet që kanë destinacion fshatrat e Pogradecit që lidhen me këtë rrugë. Megjithëse është punuar për largimin e gjithë masivit shkëmbor që ra rreth 10 ditë më parë si shkak i shirave dhe motit të keq që përfshinë qarkun e Korçës, vijon puna për pastrimin e rrugës nga balta ndërsa mjetet me destinacion Elbasanin apo anasjelltas me drejtim Korçën do të...
Burimi:
sot.com.al