19 ditë revoltë, Shehaj nga Kuvendi: Mazhoranca në hall! Po mbyllin seancën, nuk duan të flitet për protestën
Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj deklaron se mazhoranca kërkon që të mbyllë seancën plenare pasi nuk do që të flitet për protestën e qytetarëve. Përmes një video mesazhi në rrjetet sociale, teksa kreu i Kuvendit kishte kërkuar pushim, Shehaj thotë se mazhoranca ka një plan djallëzor “që Taulant Balla të kërkojë të shkohet direkt në votim”. Sipas Shehajt “kjo bëhet që të mos diskutojnë për ligjin e amnistisë nëpërmjet të cilit duan të nxjerrin nga burgu të gjithë ata që janë dënuar për vepra penale të ndryshme. Janë në një moment të vështirë, qytetarët shqiptarë kanë dalë dhe duan dorëheqjen e Edi Ramës dhe nëpërmjet amnistisë duan që të fitojnë mbështetjen. Të shikojmë a do e zbatojnë këtë skenar djallëzor”.
Burimi:
sot.com.al