15 vite nga 21 Janari, Veliaj: Një nga ditët më të errëta, gjaku i të pafajshmëve thërret më fort se kurrë për drejtësi
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar në rrjetet sociale me një postim ku kujton 21 Janarin. Veliaj e cilëson këtë ditë, si një nga ditët më të errëta përgjaku kryeqytetin dhe bën thirrje për drejtësi. Postimi i Veliajt: 21 Janar. Sot përulem me respekt para kujtimit të 4 qytetarëve që humbën jetën m’u në zemër të Tiranës – 15 vjet më parë – në një nga ditët më të errëta, që përgjaku kryeqytetin tonë, shtëpinë e të gjithë shqiptarëve. Plaga e dhimbjes së familjeve mbetet ende e hapur. Gjaku i të pafajshmëve thërret më fort se kurrë për drejtësi. Nuk ju harroj! Top Channel
Burimi:
top-channel.tv