15 vite nga ‘21 Janari’, Rama: Katër të vrarë nuk prehen dot në paqe, drejtësia i ngjan një breshke që lutet për harresë

15 vite nga ‘21 Janari’, Rama: Katër të vrarë nuk prehen dot në paqe, drejtësia i ngjan një breshke që lutet për harresë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim në rrjetet sociale ku kujton 21 Janarin, ku 15 vite më parë, në demonstratën e mbajtur përpara Kryeministrisë u vranë katër protestues. Në postimin e tij, ai shprehet se katër të vrarët nuk prehen dot në paqe dhe shkruan se drejtësia ngjan me një breshkë që lutet për harresë. “Mirëmëngjes dhe sot, në 15-vjetorin e një krimi shtetëror të pashembullt në historinë e demokracisë së re shqiptare, kur katër të vrarë ende nuk prehen dot në paqe dhe drejtësia i ngjan një breshke që lutet për harresë, me bindjen që sado të vonojë drejtësia për 21 janarin nuk do të harrojë, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama. Top Channel