148 vite nga Lidhja e Prizrenit, Begaj: Tempulli i përpjekjeve për bashkim dhe pavarësi

148 vite nga Lidhja e Prizrenit, Begaj: Tempulli i përpjekjeve për bashkim dhe pavarësi

Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar 148-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, përmes një reagimi në rrjetet sociale. Kreu i shtetit shkruan se 148 vite më parë, në Prizren u mbajt një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare. Sipas Begajt, Lidhja e Prizrenit ishte shprehja më e lartë e ndërgjegjes kombëtare dhe e përpjekjeve të Rilindësve për bashkimin dhe pavarësinë e shqiptarëve. “Lidhja ishte shprehja më e lartë e ndërgjegjes sonë kombëtare, tempull i përpjekjeve të Rilindësve për bashkimin dhe pavarësinë e shqiptarëve nën një shtet të vetëm”, shkruan Presidenti. Begaj thekson se fryma e Lidhjes së Prizrenit mbetet edhe sot një thirrje për unitet, përgjegjësi kombëtare dhe përkushtim ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo që ndodhen. Ai shton se shembulli, kurajo dhe mençuria e...