1350 efektivë në terren, Kryeministria ‘vishet’ me gardh metalik/ Çfarë do ndodhë në protestë?

1350 efektivë në terren, Kryeministria ‘vishet’ me gardh metalik/ Çfarë do ndodhë në protestë?

Edhe pak orë na ndajnë nga protesta e opozitës, e cila do të mbahet sot në 24 janar, ora 17:00 përpara Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Mësohet se 1350 efektivë do të jenë në terren gjatë zhvillimit të protestës. Ai shtoi se edhe Kryeministria është ‘veshur’ me gardh metalik. “Do të ketë prezencë të policisë. 1350 punonjës pritet që të angazhohen në këtë protestë. Është vlerësuar që të ketë më shumë efektivë, edhe për shkak të thirrjeve të fundit. Policia e Tiranës i ka kërkuar PD-së se duhet të përcaktojë edhe një orar të mbylljes së protestës, por se Partia Demokratike nuk ka kthyer përgjigje. Rruga ‘Dëshmorët e Kombit’ është bllokuar, janë bllokuar rrugët që janë shumë pranë qendrës së Tiranës. Është fortifikuar dera...